Basketboll

Besim Bytyqi me double-double, Kosova U18 mposhtet në çastet e fundit nga Zvicra

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Kampionatin Evropian – Divizioni B, duke u mposhtur sonte nga Zvicra në një përballje dramatike që u vendos në minutat e fundit të takimit.

Dardanët e rinjë sonte u mposhtën me shifrat finale 77-81.

Basketbollisti më i dalluar i Kosovës ishte Besim Bytyqi, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme duke regjistruar 25 pikë, 12 asiste, 2 kërcime dhe 3 topa të vjedhur.

Kontribut solid dha edhe Mal Tusuni me 16 pikë, si dhe Drin Tafilaj me 15 pikë, por përkundër performancës së tyre, kjo nuk mjaftoi që Kosova ta merrte fitoren e parë në turne.

Kosova ka 3 humbje nga 3 ndeshje momentalisht në këtë Evropian.

Sfida e radhës për djemtë tanë do të zhvillohet pasnesër ndaj Republikës Çeke, në një tjetër test të vështirë për të rinjtë tanë, që do të kërkojnë të rikthejnë besimin dhe të dalin me kokën lart nga ky Evropian. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.