PONTE PRIZRENI RIKTHEN NË SKUADËR EDMOND KRYEZIUN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit po vazhdon me kompletimin e skuadrës për stinorin e ri.
Pas vazhdimin të kontratave me disa prej lojtarëve të stinorit të kaluar me të cilët prizrenasit luftuan ndershëm në Superligë, tashmë kanë filluar me transfere.
Prizrenasit kanë rikthyer në skuadër, shuterin prizrenas Edmond Kryeziu.
Kryeziu së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës në Ligën e parë, përderisa ishte lojtari kryesorë i ekipit.
Kryeziu edhe më herët ishte pjesë e prizrenasve, përderisa ishte ndër individët kyç në inkuadrimin historik të prizrenasve në Superligë.
Tek prizrenasit pritet të ketë risi të tjera në ditët në vijim.
Komentet janë të mbyllura.