Basketboll

ZYRTARE: ARBEN CAMAJ TRANSFERI I RADHËS I YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit po vazhdon me kompletimin e skuadrës për edicionin e ri.

Therandasit kanë sjellur risi në basketbollin kosovar, duke transferuar në radhët e veta lojtarin me prejardhje shqiptare, Arben Camaj.

I gjatë 206 cm, një lojtar qendre i lëvizshëm, me një të majtë që din të shënojë shumë lehtë edhe jashtë trapezit ai do të vjen në Therandë për të përforcuar ekipin e “Xhebsave”.

Arben Camaj është shqiptaro-amerikan që ka rrënjë në malësi dhe ka  dhënë edhe fjalët e para për transferimin tek Ylli.

“Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Kosovë. Kam shikuar disa ndeshje dhe më pëlqen atmosfera. Jam shumë gati të luaj fuqishëm për Suharekën që të fitojmë për qytetin dhe tifozët”, ka thënë Camaj.

Sezonin e kaluar Arben Camaj ka qenë pjesë e Urartu Vivaro, ekip në Armeni. Atje është shquar për lojë stabile, konkretizim dhe angazhim maksimal në ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.