Basketboll

VASHAT E REJA(U-16) E NISIN SOT EVROPIANIN

Vashat e Kosovës U16 sot fillojnë rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë, që do të zgjasë deri më 24 gusht.

Kosova ndodhet në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Izraelin, Kroacinë, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Ndeshjen e parë, vashat e Kosovës U16 e zhvillojnë ndaj Sllovakisë (sot) nga ora 19:30.

Më pas do të takohen me Izraelin, Kroacinë, Zvicrën dhe Norvegjinë.

Synimi i Kosovës është të fitojnë përvojë në këtë Evropian dhe të përfaqësojnë shtetin denjësisht në këtë Evropian shumë të rëndësishëm.

Lista e Kosovës

Arba Hashani

Enisa Kamerolli

Anita Grainca

Zyhrije Pireva

Dije Daku

Gresa Berisha

Rea Ukaj

Anesa Korqa

Fjolla Ajeti

Astera Tuhina

Melda Baliqi

Vanesa Bojku

Komentet janë të mbyllura.