RILIND KRASNIQI RIKTHEHET NË VENDLINDJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit po vazhdon me rifreskimin e skuadrës para edicionit të ri.
Para pak çastesh, therandasit konfirmuan se kanë rikthyer në skuadër, Rilind Krasniqin.
“Basketbollisti suharekas pas një përvoje në Prishtinë, kthehet përsëri në Golden Eagle Ylli. Rilindi shquhet me talentin e tij, madje është ndër të paktit që ka arritur “quadriple-double”, që i bie se brenda një ndeshje ka realizuar 24 pikë dhe ka pasur 18 kërcime, 10 asistime si dhe 10 topa të vjedhur”, thuhet në komunikatën e klubit nga Theranda.
Rilind Krasniqi rregullisht ka qenë i selektuar për të përfaqësuar Kosovën si në U18 ashtu edhe në U20. Ai ishte kontribues në suksesin e Kosovës duke u bërë kampion në Kampionatin Europian U18 – Divizioni C vitin e kaluar.
Komentet janë të mbyllura.