Basketboll

KOSOVA(U-16M) PËSOJNË NGA ZVICRRA NË EVROPIAN

Kosova U16 (M) ka pësuar nga Zvicra 55:68 (17:17, 10:19, 13:15, 15:17), në garë për vendet 21-24 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi.

Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe me kthesa, megjithatë, zviceranët triumfuan në fund. Ata kishin epërsi deri në 21 pikë dallim, por Kosova arriti të ngushtojë shifrat deri në gjashtë pikë, por pa arritur të triumfojë në këtë përballje.

Visar Ejupi edhe një herë u dallua te Kosova me 26 pikë dhe 17 kërcime.

Kosova të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e fundit në këtë Evropian, duke luftuar për pozitën e 23-të.

Komentet janë të mbyllura.