Klubi i Basketbollit “Drita” ka filluar sonte stërvitjet për edicionin e ri, duke shënuar një rikthim të madh në basketbollin në këtë qytet.
Lajmin e ka bërë të ditur nga palestra vetë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e cilësoi këtë një ditë të veçantë për sportin e qytetit.
”Klubi i Basketbollit “Drita” po rikthehet më i fortë se kurrë! BASHKË për Gjilanin”, ka deklaruar Hyseni.
Fillimi i stërvitjeve po shihet si një hap i rëndësishëm për të krijuar një skuadër konkurruese dhe për ta rikthyer traditën e basketbollit në qytet, ku Drita dikur ka pasur emër dhe sukses. /AsistiOnline.com/



