Basketboll

TMUSIQ FLET PËR ASISTIN: I PAVENDOSUR PËR TË ARDHMEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Shuteri malazez me nënshtetësi kosovare, Mikaile Tmusiq, ende nuk e ka definuar të ardhmen e tij.

Në një bisedë të shkurtër për AsistiOnline, Tmusiq është shprehur i pavendosur sa i përket të ardhmes.

“T’ju them të drejtën ende nuk e di se ku do të vazhdoj, por së shpejti do të vendosim sepse deri tash ishim në parakualifikime me Përfaqësuesen dhe isha i përqëndruar atje”.

Tmusiq tregoi për Asistin, se mund të vazhdojë me Prishtinën, por ka dhe oferta të tjera.

“Mund të vazhdoj me Prishtinën, por kam disa oferta, deri sa të vendos diçka konkrekte me siguri, më mirë të mos flasim për oferta”, u shpreh për fund Tmusiq.

Tmusiq që është i lindur në Prizren, së fundmi ishte pjesë e Prishtinës duke e arritur edhe titullin e kampionit, përderisa para Prishtinës ishte shpallur kampion edhe me Bashkimin e Prizrenit në 2018-tën.

Komentet janë të mbyllura.