Basketboll

E BUJSHME: TALENTI PRIZRENAS NDJEK NGA AFËR STËRVITJEN E NËN-KAMPIONIT TË EVROPËS, ANADOLU EFES

Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti prizrenas, Auron Vila aktualisht po qëndron në Turqi për prova tek gjiganti i basketbollit turk dhe evropian, Anadolu Efes.

Auroni sot ka marrë ftesë nga klubi turk, për ta ndjekur nga afër stërvitjen e parë të Efesit për stinorin e ri, shkruan AsistiOnline.com

Gjatë stërvitjeve të Efesit, lojtari kryesor i Efesit dhe ndër më të mirët në Evropë, fundori amerihane Larkin ka pozuar edhe me talentin prizrenas Auron Vila.

Auroni po qëndron në prova tek Efesi për të gjashtën ditë sot. Dhe normalisht që është arritje e madhe për moshën e Auronit që të ftohet nga një klub si Efesi në prova.

Komentet janë të mbyllura.