Under Header

spot_img

Jeronimo Sarin zyrtarizohet te klubi i ri në Kroaci, merr përsipër mision të vështirë

spot_img

Ish-trajneri i Golden Eagle Yllit, Jeronimo Sarin, është emëruar zyrtarisht trajner i skuadrës së Superligës kroate, Shibenka.

Trajneri kroat rikthehet kështu në një ambient që e njeh mirë, duke marrë drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë të sezonit.

Pas emërimit, Sarin ka folur me emocione për rikthimin e tij në Shibenik, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka me klubin dhe qytetin:

“Për mua është shumë emocionale të rikthehem në Shibenik. Në atë palestër kanë ndodhur shumë gjëra, si në karrierën time si basketbollist ashtu edhe si trajner. Kam shumë emocione pozitive të lidhura me këtë qytet dhe klub, prandaj pavarësisht disa ofertave më të mira financiarisht që kam pasur, vendosa ta pranoj këtë mision të vështirë. Do të bëjmë gjithçka që të bëhet i realizueshëm. Qëllimet janë shumë të thjeshta – situata është e vështirë dhe duhet të përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbetur në Ligë. Si do të duket kjo, do ta shohim, do të ecim ditë pas dite, sepse e vetmja gjë që nuk kemi në këtë moment është koha për analiza më të thella. Ajo që ka ndodhur, nuk mund ta ndryshojmë më. Mund të ndikojmë vetëm në atë që do të ndodhë sot dhe në të ardhmen.”, tha Sarin për faqen zyrtare të klubit.

Sipas njoftimit të klubit kroat, trajneri i deritanishëm Franko Kalpiç do të vazhdojë punën në stafin teknik si ndihmës-trajner.

Sarin do të ketë punë të vështirë me Shibenkën, pasi ekipi gjendet i fundit në tabelë në Superligën e Kroacisë me vetëm 3 fitore e 16 humbje. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme