Basketboll

REPUBLIKA DOMINIKANE, ZELANDA E RE DHE ÇEKIA, ARRIJNË FITORET E PARA NË BOTËROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar tre ndeshje të radhës në ditën e tretë të Kampionatit Botëror që po mbahet në Kinë.

Zelanda e Re ka arritur fitoren e parë, duke mposhtur Malin e Zi 83-93, duke e lënë pa fitore. Corey Webster me 25 pikë, ishte më i spikaturi në fitoren e Zelandës sot.

Çekia poashtu ka arritur fitoren e parë në këtë Botëror, duke mposhtur Japoninë 76-89 dhe duke e lënë poashtu pa fitore. Blake Schilb me 22 pikë ishte më i spikaturi në këtë fitore shumë me vlerë për çekët.

Si dhe Republika Dominikane ka mposhtur befasisht Gjermaninë 68-70, duke i lënë gjermanët pa fitore. Victor Liz me 17 pikë kishte rolin kryesorë në këtë fitore të dominikanëve.

 

 

Komentet janë të mbyllura.