Under Header

spot_img

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi shpallen ”Shpresat Olimpike 2026” nga basketbolli

spot_img

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar zyrtarisht listën e përfituesve të bursave “Shpresat Olimpike 2026”, një program që synon mbështetjen dhe zhvillimin e sportistëve të rinj me perspektivë në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Në mesin e përfituesve nga basketbolli janë përzgjedhur dy talente nga Prizreni: Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi, të cilët do të jenë pjesë e këtij programi mbështetës për vitin 2026.

Programi “Shpresat Olimpike” ka për qëllim të krijojë kushte më të mira për përgatitje, pjesëmarrje në gara dhe ngritje profesionale të sportistëve të rinj, duke i ndihmuar ata në rrugëtimin drejt objektivave të mëdha sportive.

Mbështetja për talentët e rinj përbën një investim të drejtpërdrejtë për të ardhmen e sportit në Kosovë, duke ndërtuar bazat për suksese të qëndrueshme në vitet në vijim. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme