KB Peja ka prezantuar dy transferet e fundit të afatit kalimtar, duke shtuar në përbërje amerikanët Cecil Williams dhe De’Jon Davis, dy lojtarë me përvojë të gjerë ndërkombëtare.
Cecil Williams – eksperiencë në disa kampionate evropiane dhe më gjerë
Williams është i gjatë 198 centimetra dhe mbulon pozitat 3/4. Ai vjen pas një eksperience të fundit në Meksikë me Pioneros de Los Mochis, ku ka pasur mesatarisht 10.7 pikë për ndeshje, ndërsa ka luajtur edhe për Diablos Rojos del México.
Gjatë karrierës së tij, Williams ka ndërtuar përvojë në disa liga evropiane. Në Francë ka qenë pjesë e Le Pontet Basket, në Portugali ka luajtur për Galitos Barreiro, ndërsa në Poloni për Zielona Góra.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Dinamo București në Rumani, si dhe ka provuar kampionatin turk me Tofaş S.K. dhe Manisa Basket. Në Greqi ka luajtur për Apollon Patras dhe PAOK.
Përforcimi tjetër, De’jon Davis, është i gjatë 200 centimetra dhe luan në pozitat 4/5. Së fundmi ka qenë pjesë e Śląsk Wrocław në Poloni, ku ka zhvilluar dy ndeshje kampionale me mesatare prej 7 pikësh.
Davis ka regjistruar edhe paraqitje në EuroCup, duke luajtur katër ndeshje me mesatare prej 4 pikësh.
Karriera e tij përfshin disa kampionate të ndryshme: në Turqi ka qenë pjesë e Beşiktaş dhe Çayırova Belediyesi, në Gjermani me MLP Academics Heidelberg, në Greqi me Apollon Patras, në Qipro me AEK Larnaca, si dhe në Uruguai me Urunday Universitario.
Me këto dy afrime, skuadra verdhezi kompleton një pjesë të rëndësishme të rotacionit për fazën vendimtare të sezonit. /AsistiOnline.com



