Derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet sonte mes rivalëve të vjetër, KB Peja dhe KB Trepça.
Ndeshja, që konsiderohet derbi i xhiros, do të luhet sonte në Pejë me fillim nga ora 19:30.
Sfida pritet të jetë interesante, ashtu si edhe përballjet e mëhershme ndërmjet këtyre dy skuadrave, që ndër vite kanë dhuruar duele të forta dhe atmosferë të zjarrtë në tribuna.
Skuadra verdhezi ka regjistruar dhjetë fitore dhe 11 humbje deri më tani, duke kërkuar rikthimin te rezultatet pozitive pikërisht në një ndeshje të madhe si kjo. Në anën tjetër, mitrovicasit kryesojnë renditjen me 18 fitore dhe vetëm tri humbje, duke konfirmuar formën e mirë gjatë këtij edicioni.
Derbi i mbrëmjes në Pejë pritet të ketë peshë të madhe si për renditjen tabelare, ashtu edhe për moralin e skuadrave në fazën vendimtare të kampionatit. /AsistiOnline.com



