Under Header

spot_img

Sot vazhdon xhiro e 22-të, Bashkimi e pret Vëllaznimin

spot_img

Dita e dytë e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll hapet sonte me përballjen ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit.

Ndeshja do të zhvillohet në Prizren me fillim nga ora 19:30, ku të dy skuadrat synojnë fitoren në këtë duel të rëndësishëm.

Prizrenasit aktualisht kanë regjistruar 11 fitore dhe shtatë humbje, duke u renditur në mesin e skuadrave që synojnë pozitat e larta në tabelë.

Në anën tjetër, kuqezinjtë nga Gjakova kanë tetë fitore dhe 13 humbje dhe kërkojnë një fitore që do t’i ndihmonte në përmirësimin e pozitës në renditje.

Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave shpesh kanë qenë të luftuara, ndaj edhe ndeshja e së enjtes pritet të sjellë një duel interesant në palestrën në Prizren. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme