Under Header

spot_img

Ende pa përfunduar stinori, Bora ia vazhdon kontratën Kasçelanit

spot_img

Klubi kryeqytetas Bora ka njoftuar së fundmi për risi në skuadër.

Ekipi simpatik i Superligës kosovare ka bërë të ditur se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Zoran Kasçelan.

”Sot në zyrat e klubit, në praninë e Presidentit të klubit Ayhan Demirkiran dhe Drejtorit Gjeneral Elvedin Plakiq, u arrit marrëveshja për vazhdimin e kontratës me trajnerin Zoran Kašćelan edhe për sezonin 2026/2027. Pas punës së madhe, përkushtimit dhe energjisë që ka sjellë në ekip, jemi shumë të lumtur që do të vazhdojmë rrugëtimin së bashku drejt objektivave dhe sukseseve të reja. Na presin sfida të mëdha dhe shumë emocione në sezonin e ardhshëm!”, shkruan njoftimi i klubit të Borës.

Të kujtojmë se që nga ardhja e trajnerit Kasçelan, Bora ka pasur një ngritje të hatashme të formës si ekip, duke radhitur fitore të shumta dhe për momentin gjendet e treta në tabelë, derisa kur ai kishte marrë drejtimin ekipi gjendej i fundit në tabelë. /AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i kostum, brenda dhe teksti

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme