Under Header

spot_img

Golden Eagle Ylli e fiton thellë derbin e xhiros ndaj Go+ Pejës

spot_img

Dallimi vendimtar u bë në periudhën e dytë në fitoren shumë të rëndësishme të therandasve 81:62 (19:18, 22:13, 22:18, 18:13), në javën e 23-të të ProCredit Superligës.

Vendasit kontrolluan lojën, derisa në çerekun e dytë ishin bindshëm më të mirë 22:13, edhe pse në katër periudhat ishin në epërsi.

Te vendasit u dalluan Scott Bamforth me 24 pikë e gjashtë asistime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e tre asistime, kurse te mysafirët Cesare Edwards e mbylli ndeshjen me dhjetë pikë e 12 kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e 13 humbje.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme