Në një sfidë interesante, Prishtina arriti të fitojë 72:77 (16:21, 24:9, 18:28, 14:19), në javën e 23-të të ProCredit Superligës.
Takimi ndërmjet skuadrave kryeqytetase ishte interesant me periudhën e dytë që i takoi tërësisht vendasve, kurse e treta dhe e fundit mysafirëve, që në fund arritën fitore shumë të rëndësishme 72:77.
Pesë basketbollistë te vendasit shënuan pikë dyshifrore, derisa Shaquan Jules e mbylli ndeshjen me 14 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët Deondre Burns kishte 27 pikë e gjashtë kërcime.
Bora ka 12 fitore e 11 humbje, kurse Sigal Prishtina nëntë fitore e 14 humbje.



