Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes KB Rahoveci dhe KB Bashkimi, që zhvillohet nga ora 19:30.
Rahovecasit e presin këtë sfidë nga pozita e fundit në tabelë, me bilanc prej shtatë fitoresh dhe 15 humbjesh, duke synuar të rikthehen te rezultatet pozitive në këtë fazë të kampionatit.
Në anën tjetër, prizrenasit po kalojnë një sezon të mirë dhe aktualisht renditen në vendin e dytë me 15 fitore dhe shtatë humbje, bilanc i kundërt me kundërshtarin e kësaj mbrëmje.
Për Bashkimin, kjo ndeshje është një tjetër mundësi për të ruajtur ritmin në krye të renditjes dhe për të forcuar pozitën në garën për fazën e plejofit, ndërsa Rahoveci do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të befasuar një nga skuadrat më në formë të kampionatit. /AsistiOnline.com/



