Përballje interesante sonte na pret edhe në Prishtinë, në kuadër të xhiros së 24-të nga elita e basketbollit kosovar.
Prishtina e pret në kryeqytet Rahovecin 029, në një duel i cili pritet të jetë interesant.
Prishtinasit deri tani numërojnë nëntë fitore e 14 humbje, kurse ‘Vreshtarët’ shtatë fitore e 16 humbje.
Sfida nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



