Under Header

spot_img

Maxhuni MVP ia sjell fitoren Gravelinit ndaj Parisit që luan në Euroligë

spot_img

Edon Maxhuni me Gravelinin kanë arritur fitore madhështore sonte në elitën franceze.

Gravelin Dunkerque ka triumfuar ndaj Paris Basketball pas vazhdimeve 109-115, kjo pasi koha e rregullt u mbyll baraz (97-97).

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni ishte thjesht fantastik në këtë përballje, pasi ishte shënuesi më i mirë, duke ia realizuar hiç më pak se 24 pikë Parisit, prej tyre 3 treshe nga 6 tentime, derisa kishte edhe 5 asiste, 4 kërcime e 1 vjedhje topi në 27 minuta lojë.

Këtë fitore më domethënëse e bën edhe fakti se Parisi luan në Euroligë, niveli më i lartë i basketbollit evropian dhe një fitore ndaj tyre ka peshë të madhe.

Paraqitjet si kjo, Edoni i ka pasur të shpeshta edhe sivjet, duke treguar nivelin e lartë që e posedon dhe si njëri prej shqiptarëve më të dalluar në botë në dy dekadat e fundit.  /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme