Under Header

spot_img

Sonte finalja e Ligës Unike te femrat

spot_img

Peja 03-Bashkimi është finalja e madhe e Ligës Unike te femrat e cila luhet sonte.

Njëkohësisht është përballja mes skuadrave që përfunduan garat e rregullta, në pozitën e parë dhe të dytë.

KBF Peja është kualifikuar në finale, ku pas një sfidë mjaft interesante dhe rivalizuese mundi Tiranën 86:78.

Ndeshja ka qenë me shumë kthesa dhe interesante deri në fund, ku në dhjetëminutëshin e fundit skuadra pejane ishte më e mirë për të fituar në fund me tetë pikë dallim.

Te skuadra pejane u dalluan Kiki Jefferson me 25 pikë e 14 kërcime, Adrienne Godbold me 16 pikë e 12 kërcime dhe Ariel Colon me 15 pikë e pesë kërcime, kurse te skuadra kryeqytetase më e dalluara ishte Mackenzie Daleba me 24 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Bashkimi fitoi ndaj Flamurtarit 81:63, në një takim, ku ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Waggoner Dontavia kishte 22 pikë për kampionet e Kosovës, kurse Adia Brisker 27 pikë e dhjetë kërcime për fitueset e fundit të Ligës Unike në Vlorë.

Orari

E mërkurë

Ndeshja për vendin e tretë

16:00 Tirana-Flamurtari

Finalja

19:30 Peja 03-Bashkimi

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme