Under Header

spot_img

Sot derbi i xhiros, Golden Eagle Ylli e pret Trepçën

spot_img

Sot zhvillohet derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar.

Golden Eagle Ylli e pret Trepçën në ”13 Qershori” të Therandës.

Këto dy skuadra ishin ndeshur në çerekfinale të Kupës, ku mitrovicasit eliminuan therandasit. Derisa në duelet direkte në Superligë, mitrovicasit poashtu kanë 3 fitore nga po aq përballje ndaj vendasve të sotëm.

Aktualisht në tabelë Ylli është në vendin e katërt me 11 fitore e 13 humbje dhe po synon vendin e tretë deri në fund, kurse kampionët janë liderë me 21 fitore e tri humbje dhe kanë siguruar vendin e parë për garat e rregullta.

Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme