Lajme jo të mira vijnë nga kampi i KB Vëllaznimit për tifozët e kësaj skuadre.
Ylli i ekipit Jericole Hellems është lënduar në duelin e djeshëm ndaj Borës dhe ende nuk dihet se sa mund të mungojë, megjithatë rezultat e para flasin se ai ka një lëndim të theksuar që mund ta lërë jasht parketit më gjatë sesa mendohet.
Amerikani doli nga loja e djeshme 3 minuta e 11 sekonda para fundit dhe kur i duhej ekipi më së shumti, nuk mundi të inkuadrohej për ta ndihmuar ekipin.
Hellems është lojtari kryesor i gjakovarëve dhe lëndimi i tij në një kohë kur Vëllaznimi ka nevojë të madhe për të, me të vërtetë nuk është fare sinjal i mirë.
Të kujtojmë se në vikendin e ardhshëm Vëllaznimi e luan derbin direkt për mbijetesë kundër Rahovecit në Gjakovë. /AsistiOnline.com/



