Sot dhe nesër do të zhvillohet Final 4 i Ligës Unike te meshkujt.
Nga Grupi A u kualifikuan Besëlidhja dhe Vëllaznimi, derisa nga Grupi B, Peja dhe Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi.
Në gjysmëfinalen e parë do të ndeshen dy skuadrat nga Kosova, Peja dhe Vëllaznimi, kurse gjysmëfinalja e dytë ka vënë përballë Besëlidhjen dhe Golden Eagle Yllin.
Të enjten do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja.
Ndeshjet luhen në Pallatin e Sporteve “Feti Borova” në Tiranë.
Orari
25 mars
16:00 Peja – Vëllaznimi
19:00 Besëlidhja – Golden Eagle Ylli
26 mars
15:00 Ndeshja për vendin e tretë
18:00 Ndeshja Finale



