Finalja e Ligës Unike për meshkuj zhvillohet sonte, duke sjellë një përballje tërësisht kosovare me karakter mbarëshqiptar mes KB Peja dhe Golden Eagle Ylli.
Të dyja skuadrat kanë siguruar finalen pas paraqitjeve bindëse në gjysmëfinale, ku KB Peja eliminoi KB Vëllaznimi, ndërsa Golden Eagle Ylli kaloi KB Besëlidhja.
Kjo finale pritet të jetë mjaft e baraspeshuar, duke marrë parasysh edhe përballjet direkte gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës, ku në katër ndeshje të zhvilluara, secila skuadër ka arritur nga dy fitore.
Dueli mes këtyre dy ekipeve ka prodhuar vazhdimisht ndeshje spektakolare dhe edhe kësaj radhe pritet një përballje e fortë dhe me intensitet të lartë.
Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.



