Under Header

spot_img

Vëllaznimi arrin fitore të madhe në luftë për mbijetesë

spot_img

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 76:90 (19:16, 27:24, 18:30, 12:20).

Sfida ishte shumë e rëndësishme, ku pjesa e parë ishte e baraspeshuar, megjithatë, në pjesën e dytë mysafirët ‘ndezën motorët’ dhe u shkëputën për të shënuar njërën nga fitoret më të rëndësishme në këtë edicion.

Deondre Burns kishte 23 pikë te vendasit, ndërsa te mysafirët si gjithmonë më i miri ishte Jericole Hellems, kësaj radhe ndaj prishtinasve kishte 23 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime.

Një xhiro pa përfunduar garat e rregullta, Sigal Prishtina ka 37 pikë, kurse Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi nga 36.

Në javën e fundit do të vendoset se kush do të hyjë në “Play-off” nga vendi i gjashtë dhe kush do të bie nga elita.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme