Në finalen e parë të Ligës së Parë në basketbollin e Kosovës, Drita ka marrë fitore të madhe si mysafire ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 71-85.
Skuadra gjilanase u udhëhoq nga Jarvis Walker me 24 pikë dhe Donat Rexhepi me 21, duke qenë vendimtarë në këtë përballje.
Ndërkohë, për vendasit nuk mjaftuan 28 pikët e Rron Dahylës.
Me këtë fitore, Drita i afrohet shumë inkuadrimit në Superligë – tashmë vetëm një fitore larg.
Seria vazhdon të hënën, ku Drita do të jetë nikoqire dhe ka mundësinë ta mbyllë gjithçka para tifozëve të vet.



