Under Header

spot_img

Peja 03 fiton dy ndeshje rresht ndaj Bashkimit, barazon serinë finale dhe kampioni vendoset në ”Karagaç”

spot_img

Peja 03 ka arritur të barazojë serinë finale të play off-it të Superligës së Kosovës te femrat.

Ekipi i Mujo Thaçit arriti fitore të madhe ndaj Bashkimit me rezultat final 60-65.

Komplet pesëshja startuese e ekipit pejan realizoi sonte pikë dyshifrore.

Seria tash barazohet në 3-3 dhe kampioni i basketbollit kosovar femëror vendoset gjatë mesjavës në Pejë.

Vlen të ceket se sivjet Peja 03 ka luajtur edhe në garën e fuqishme evropiane EuroCup, gjersa na ka përfaqësuar shumë denjësisht, duke arritur edhe një fitore (e vetmja e ekipeve kosovare në Evropë) edhe pse kishte grup shumë të fortë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme