Under Header

spot_img

Fenerbahçe fiton Euroligën e Femrave, në një finale turke

spot_img

Fenerbahçe e ka fituar Euroligën e femrave sonte në një finale të madhe që në fakt ishte finale turke.

Ishte ekipi i Fenerbahçes që triumfoi ndaj ekipit tjetër turk të Galatasaray me rezultat 55-68.

Si zakonisht te Feneri, belgia Emma Meesseman ishte më e dalluara edhe sonte, duke realizuar 20 pikë, gjersa Iliana Rupert kishte 16 pikë.

Te Galatasaray s’mjaftuan, Elizabeth Williams me 15 pikë e Marine Johannes me 12 tjera.

Është ky trofeu i tretë i fituar i Euroligës në histori nga Fenerbahçe, derisa Galatasaray ka një trofe të tillë, si më i çmuari në kontinentin e vjetër.

Vlen të ceket se në vitet e fundit, basketbolli turk e sidomos ai femëror ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme me punë, disiplinë dhe investime. Vetëm pak ditë më parë edhe në EuroCup Women, ekipi i Mersin i udhëhequr nga trajneri me prejardhje shqiptare Ekrem Memnun, e fitoi atë trofe. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme