Igor Jovoviqi, trajneri i Bashkimit sot nuk ka arsye të bëjë revolucion dhe ndryshime të mëdha pasi ai tashmë formulën e suksesit e ka.
E tëra që duhet ta bëjë është ta ruajë ritmin, ta impnoj lojën e tij sikurse e ka bërë në dy ndeshjet e fundit duke detyruar Borën në gabime dhe të dominoj në brendi , njëherësh duke parashikuar dhe parandaluar reagimet e Borës.
Si mendoj se do të veproj sot Jovoviqi ?
E para, besoj se trajneri i Bashkimit do ta ndërtojë ndeshjen mbi shtyllën kryesore, sikurse në ndeshjen e parë, me mbrojtje agresive dhe tranzicion të shpejtë, kundërsulme të stuhishme duke shënuar 21 pikë nga topat e humbur të Borës dhe 13 nga kundërsulmet që në total janë 33 nga 73 pikët.
Sot besoj se Jovoviqi do të
• bëjë presion të vazhdueshëm mbi plejmejkerat dhe lojtarët me top
• lojtarët e krahut (alo-të) do të jenë aktiv në vijat e pasimit (ndërprerja e topave, sidomos Lejsoni e Valoni)
• organizim i kundërsulmeve të shpejta sapo të fitohet topi
Qëllimi i Jovoviqit është që t’i mos lejoj kohë për konsolidim në mbrojtje lojtarëve të Borës dhe të shënoj pikë të lehta
E dyta, të vazhdoj dominimin në brendi të trapezit.
Atë që e ka bërë gjatë tërë kampionatit në përballje direkt me Borën, Bashkimi e aplikoj edhe në ndeshjn e parë gjysmëfinale dhe ishte dominues në brendi me një avantazh të madh prej 58% për 2 pikë krahas vetëm 41% të Borës. Edhe sot Bashkimi do të shikoj ta lëshoj topin menjëherë dhe shpejtë në post të ultë, me finalizim të shpejtë ose pasim në anën e dobët të mbrojtjes (ana e kundërt ) , si dhe me Pick & roll dhe finalizim në afërsi të koshit.
Me këtë ose do të shënoj pikë nga afërisa ose do të deturoj lojtarët e Borës të shkaktojnë faulle
E treta, jam i sigurt se Jovoviqi do të parashikojë tentimet e rivalit të tij Kashqelan që të përmirësoj gabeimt nga ndedshja e parë , që janë
• ulja e topave të humbur
• mbrojtja më e mirë e tranzicionit
• do të përdorë më shumë pick & roll
Pra, besoj se Jovoviqi i Bashkimit do të përgatitet kundër pick & rollit të Borës duke aplikuar
• dalje dhe kthim prapa agresiv (Shoë / hedge agresiv)
• Mbrojtje e përzier me ndërrim ose lëshim poshtë (sëitch ose drop) për të shkaktuar konfuzion në sulm të rivalit
• ndihmë e shpejtë nga ana e dobët
Me këtë Jovoviqi do të synoj të mos lejon fundorët e Borës të caktojnë ritmin e lojës
E katërta , mbrojtja kundër 3-pikëshit
Pa asnjë dyshim, brenga kryesore e Jovoviqit do të jketë përsëri treshja e Borës e cila funksionoj perfekt në ndeshjen e parë me 42% të efikasitetit prandaj sot jam i bindur se lojtarët e tij do të jenë shumë më të disiplinuar në mbrojtje duke :
• Mbyllur më mirë hapësira
• Më pak ndihmë nga këndet për të mos krijua ha[pësira të lira për treshe nga këndi (Memedi, Cheese, Dingle)
• Do të kërkoj komunikim më të mirë të lojtarëve në rotacion
Jovoviqi sot do të tenbtoj të detyroj Borën që të shënoj nga tentime të vështira për 2 pikë , ku e ka përqibndjen e ultë dhe t’ia pamundësoj trepikësha e lirë ku ka efikasitet të lartë
SHËNJESTËR SPECIFIKE: shtimi presionit mbi organizatorët e Borës
Jam i sigurtë se sot Jovoviq do të
• Presing pas shënimit mbrojtje presing zonal 1-2-2 ose njëeri në njeri në tërë fushën
• Izolim / kurth duke i zgjedhur lojtarët e dobët anash
• Sulm dhe presion i vazhdueshëm mbi lojtarin i cili e kap topin i pari
Me këtë ai do të detyron rivalin në vendime të shpejta dhe gabime
Problemet të cilat do të duhet t’i përmirësoj janë
• menaxhimi i rotacionit dhe zëvendësimeve pasi banka rezervë ishte shumë e dobët në ndeshjen e parë ( vetëm 7 pikë të shënuara). Këtë do ta bëjë duke dhënë minuta më të qëlluara rezervistëve (ndryshimet në ndeshjen e parë nuk ishin të qëlluara), të bëjë pesëshe të përziera me atë startuese dhe lojtarë rezervë dhe të mos lejon rënie të ritmit kur kalojnë në epërsi. Me fjalë të tjera , duhet ta ruaj intensitetin gjatë gjithë 40 minutave
• të vazhdoj lojën për Shorterin pasi ai në ndeshjen e parë ishte më i miri me 28 pikë sot:duhet të luaj me të më shumë me PnR spanjoll dhe situata me hapësirë, duke krijuar blloka pa top për ta liruar nga presioni dhe për t’ia mundësuar pranimin e topit si dhe ta vendos në situata të ndërrimeve të gabueshme (mismatch) të cilat Shorter i shrytëzon për mrekulli. Thjeshtë nuk guxon të lejoj Izolimin e Shorterit
• të kontrollojë tempin. Nëse Bashkimi vazhdon të vrapon shpejtë dhe e kontrollon ritmin atëherë e dominon lojën dhe fiton. Sot besoj se nuk do të nxitojë pa arsye por sapo të shoh avantazh do të aplikoj kundërsulme të shpejta . Me një fjalë do të aplikoj ritëm të shpejtë të mençur dhe kontrolluar jo vetëm ritëm të shpejtë
Në përmbledhje, mendoj se trajneri i Bashkimit, Igor Jovoviqi sot do të kërkon që lojtarët e tij
• Ta bëjnë të njëjtën gjë sikurse në ndeshjen e parë por edhe më mirë
• Mos t’i japin hapësirë Borës me gabimet e Bashkimit
• Kontroll loje dhe tranzicion të shpejtë
Pra, nëse Bashkimi ruan presionin, fiton tranzicionin dhe dominon në trapez, ka shumë gjasa ta çojë serinë në 2:0 por nëse bie në ritmin e Borës, lejon 3-pikësha të lirë, nuk realizon pikë të lehta ndeshja mundtë humbet, sikurse ishte rasti në Prizren të mërkuren.
Gjithsesi na pret një ndeshje e bukur dhe interesante: Bora – Bashkimi nga ora 19:15 nën komentimin e Agon Fehmiut në Sport 2.



