Under Header

spot_img

Bora barazon serinë gjysmëfinale ndaj Bashkimit

spot_img

Bora e ka barazuar serinë gjysmëfinale të play off-it ndaj Bashkimit.

Ekipi prishtinas ka arritur fitore të madhe në kryeqytet ndaj prizrenasve edhe pse minimale 76-75, megjithatë shumë të vlefshme.

Pjesa e parë kaloi nën dominimin e lehtë të vendasve që fituan dy periodat e para 27-22 (20-20) dhe shkuan në pushim me 5 pikë avantazh 47-42.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me mysafirët që fituan çerekun e tretë 10-15, derisa perioda e fundit që ishte jashtëzakonisht dramatike i takoi minimalisht ekipit të Borës (19-18) dhe aq ju desht për të marrë fitoren e madhe.

Bashkimi kishte 8.4 sekonda në aksionin e fundit për ta fituar ndeshjen, por nuk ia doli dhe ekipi i Borës iu gëzua fitores.

Tyler Cheese me 19 pikë ishte më i dalluari te Bora, por u ndihmua fuqishëm edhe nga Amin Hot e Alex Hunter me nga 18 pikë secili e Shaquan Jules shtoi 10 të tjera.

Te Bashkimi edhe kësaj radhe u dallua Shanon Shorter me 19 pikë, derisa Jalen Riley shtoi 15 tjera, por pa mund të marrin fitoren.

Seria aktuale mes dy ekipeve tashmë barazohet në 1-1, e dueli i tretë luhet në Prizren gjatë mesjavës. Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme