Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.
Në ”Karagaç” Peja i bën konakun rivalit të vjetër Trepçës.
Ndeshjen e parë në Minatori e fitoi Trepça edhe pse me rivalitet tejet të madh, derisa njësoj pritet edhe sonte ku pritet të shohim spektakël nga të dyja ekipet.
Me ardhjen e trajnerit Kakiouzis, loja e Pejës ka ndryshuar drastikisht për të mirë.
Ndeshja fillon nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



