Basketbollisti bullgar Sasha Vezenkov është shpallur MVP i stinorit të rregullt në ligën numër një të basketbollit në Evropë – Euroleague.
Vezenkov e fiton këtë çmim për herë të dytë në karrierë.
Lojtari e ndihmoi ekipin grek të Olimpiakos që të përfundojë në vendin e parë të stinorit të rregullt në Euroligë.
Vezenkov i Olympiacos Piraeus përfundoi në krye të listës së shënuesve të sezonit të rregullt të Euroligës, duke fituar trofeun e pikëshënesit më të mirë ”Alphonso Ford” të cilin e shpërndan gara çdo vit.
Vezenkov sivjet shënoi 661 pikë në 34 ndeshje, një rekord përkthyer në mesatare prej 19.4 pikësh për ndeshje në ligë. /AsistiOnline.com/



