Under Header

spot_img

JL Bourg triumfon në EuroCup, Both Gach pjesë e suksesit historik

spot_img

Skuadra franceze JL Bourg ka shkruar histori duke triumfuar në EuroCup, kompeticionin e dytë më të fortë në basketbollin evropian.

Bourg arriti ta mbyllë serinë finale ndaj Beshiktash me rezultat 2-0, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë me shifrat 73-71, duke siguruar kështu trofeun dhe njëkohësisht kualifikimin në EuroLeague për sezonin e ardhshëm.

Pjesë e këtij suksesi historik ishte edhe ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, Both Gach. Në ndeshjen vendimtare, Gach kontribuoi me 7 pikë, 3 kërcime, 2 asistime dhe një vjedhje topi, ndërsa ishte lojtari i dytë me minutazhin më të madh në parket për ekipin francez.

Gach, i cili karrierën evropiane e nisi pikërisht në Kosovë me Sigal Prishtinën, gjatë gjithë sezonit ka qenë një ndër lojtarët kyç të Bourg, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në rrugëtimin drejt këtij trofeu.

Triumfi i Bourg përfaqëson një arritje të madhe për klubin francez, ndërsa për Gach është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij, nga debutimi në basketbollin evropian në Kosovë, deri te ngjitja në skenën më të madhe të basketbollit kontinental. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme