Gjysmëfinalet e “play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një përballje shumë interesante mes Bashkimit dhe Borës.
Seria aktualisht është e barabartë 1-1, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për një vend në finale.
Takimi zhvillohet në Prizren, me fillim nga ora 19:30, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.
Përballjet mes këtyre dy ekipeve gjatë këtij sezoni kanë qenë të balancuara, me bilanc të përgjithshëm 3-3, çka paralajmëron një tjetër duel të fortë dhe të paparashikueshëm.
Me serinë që mbetet e hapur dhe formën e treguar nga të dyja skuadrat, pritet një ndeshje me intensitet të lartë dhe rivalitet të madh në parket. /AsistiOnline.com/



