Under Header

spot_img

ANALIZA NGA AGON FEHMIU (1) : ÇKA NDODHI NË NDESHJEN E KATËRT

Bashkimi–Bora (2:2), vend për gabim më nuk ka: kush humb shkon në shpi!

spot_img

Adhurues të dashur të basketbollit,
deri tash jemi kënaq me basketbollin dhe ndeshjet që na i kanë përgatit Bashkimi dhe Bora por si çdo gjë ashtu edhe kjo seri super–dramatike dhe fantastike basketbollistike sonte do ta ketë epilogun e vet. Mëkat!
Mëkat sepse me të vërtet ka qenë kënaqësi me i përcjell këto kater ndeshjet e deritashme

Bashkimi – Bora rezultati është baras, 2:2 në seri kush do t’i bashkohet Trepçës në finale, nënkampioni aktual Bashkimi i cili synon finalen e dytë rresht dhe të pestën në histori të basketbollit tonë të pavarur nga viti 1991/92 apo Bora do t’ja bëjë sefte dhe ta vazhdoj sensacionin të cilin e përgatiti në ktë edicion, këtë do ta mësojmë në fund të 40 minutave shpresojmë fantastike dhe dramatike basketbollistike sikurse ishin të gjitha ndeshjet e deritashme sidomos ndeshja e katërt e cila shkoi në vazhdime

Ndeshja 4 nisi me një seri të stuhishme prej 18:4 në 5 minutat e para ku lider i Borës ishte Rron Ukaj me treshe, kërcime, topa të vjedhur , blloka, ndihmë në mbrojtje pra, me një fjalë ishte i mrekullueshëm dhe ktë çerek të parë Bora e fitoj me rezultat 28:10 që faktikisht edhe doli të jetë vendimtare sepse Bora e imponoj ritmin e saj duke mbyll më mirë koshin, duke përmirësuar dukshëm shënimin nga rasti i dytë pasi në ndeshjen e tretë nuk kishte shënuar asnjë pikë të vetme pas kërcimit në sulm ( ZERO second chance points) kurse vetëm në çerekun e parë pati 6 pikë dhe në brendi 8 sosh , duke përmirësuar në mënyrë enorme efikasitetin për dy pikë, elementin ku gjatë tërë vitit Bashkimi dominonte ndaj Borës, plus aty ishin edhe treshet që janë arma kryesore e Borës.

Gjithashtu, trajneri Kashqelan vendosi një mbrojtje më agresive se zakonisht duke e mbyllur pasimin në brendi dhe bërë presion të jashtëzakonshëm në plejmejkerat dhe lojtarët me top duke e detyruar Bashkimin të humb shumë topa (vetëm në çerekun e parë 4 TH)

Me një fjalë, në start të duelit të katërt gjysmfinal e pamë një Borë krejt ndryshe që nuk e kishim parë asnjëherë deritash sivjet, të dominoj aq lehtë dhe në elementet që janë pikë e fuqishme e Bashkimit:
• efikasiteti për dy pikë në përgjithësi (2PT %)
• shënimet në brendi të trapezit (points in the paint)
• shënimet pas kërcimeve në sulm (second chance points)
• Topat e vjedhur
• Gabimet apo topat e humbur
Me presion maksimal në mbrojtje, Bora e qiti Bashkimin totalisht jashtë ritmit duke ia ulur dukshëm efikasitetin nga loja, sidomos në brendi të trapezit, duke e detyruar tëe humb shumë topa dhe duke ia pamundësuar zhvillimin e lojës karakteristike të portokallinjve.
Pra, Bora realizoi “fitore psikologjike” në start të ndeshjes duke e hutuar Bashkimin dhe duke e qit plotësisht nga sistemi.

Në çerekun e dytë Bashkimi e zbuti disavantazhin fal treshes së fundorëve Shorter, Anderson e Riley megjithatë ishte Rron Ukaj ai i cili vazhdoi shkëlqimin e tij dhe ishte MVP i pjesës së parë me 13 pikë 3 kërcime e 1 bllokadë duke i quar ekipet në pushim me epërsi të Borës 50:38

Në çerekun e tretë, Bashkimi vazhdoj të ndjek rezultatin duke e afruar në 66:61 pas 30 minutave fal kërcimeve të Valon Bunjakut dhe asistimeve të tij për Shorterin e Andersonin.

Në çerekun e katërt , kur kishin mbetur edhe 5 minuta e 15 sekonda lojë deri në fund dhe Bora kishte avantazh 74:68, në skenë doli kush tjetër veç se Shanon Shorter 36 vjeçar dhe me 9 pikë rresht e solli Bashkimin për herë të parë në epërsi (76:77) kur kishin mbetur edhe2 minuta e 40 sekonda deri në fund të pjesës së rregullt.
Prej atij momenti e deri në fund, loja ishte super-dramatike dhe shkoi kosh për kosh.
30 sekonda pa përfunduar çereku i katërt ishte Shorter ai i cili barazoi rezultatin me treshe për 83:83 që ishte pika e tij e 14 nga 24 të Bashkimit në ktë çerek. 11 sekonda deri në fund Tyler Cheese realizoi të dy gjuajtjet e lira për Borën për 85:83 kurse Jaylen Riley u përgjigj me dy të lira në anën tjetër për 85:85 dhe për ta dërguar duelin në vazhdime.

Në pjesën shtesë, Bora përmes Cheeseit, Rrezart Memedit dhe Hunterit imponoj përsëri ritmin duke bombarduar për tri por edhe depërtuar në brendi dhe detyruar faullat dhe gjuajtjet e lira , për ta fituar duelin

Shikuar në përgjithësi, nëse i krahasojmë statistikat e ndeshjes së tretë dhe të katërt, në përballjen e fundit Bora u përmirësua dukshëm në gjitha aspektet duke e mposht Bashkimin me armët e tij dhe duke i përdorur edhe të vetat.

BASHKIMI e fitoi ndeshjen e tretë fal dallimit të madh në efikasitet nga loja 53% (30/56) për dallim nga Bora me vetëm 40% (25/61)
BORA e fitoj ndeshjen e katërt duke u përmirësuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me efikasitet fenomenal nga loja 53% (34/64) kurse Bashkimi ishte tejet i pa-disponuar dhe dukshëm nën mesatare me vetëm 43% (32/73)

Madje, Bora ishte brutale duke e shkatërruar Bashkimin në elementin e tij, shënimet për dy pikë ku Bora kishte një efikasitet të jashtëzakonshëm prej 75% për dypikësha (24/32) duke i huqur vetëm 8 tentime gjatë tërë ndeshjes që ishte një efikasitet jashtë normales. Nga ana tjetër portokallinjt qëlluan dukshëm më pak , vetëm 57% të tentimeve (24/42)
Plus, Bora qëlloi 10 treshe nga 32 tentime (31%) dhe ishte përsëri më efikase se Bashkimi i cili shënoi 8 treshe nga 31 tentime (25%)
Bora ishte më e mirë në çdo aspekt të shënimeve nga loja.

Përmirësimi i Borës gjithashtu u vërejt edhe tek elementet ku kishte dështuar absolutisht në ndeshjen e tretë: shënimet në brendi të trapezit (points in paint) dhe shënimet nga rastet e dyta pas kërcimit në sulm (second chance points)

Në ndeshjen e tretë Bashkimi dominoi absolutisht në brendi të trapezit duke realizuar 40 pikë kurse Bora përgjysmë më pak, vetëm 20 .
Në ndeshjen e katërt , Bora u përmirësua dukshëm duke realizuar 40 pikë kurse Bashkimi shënoi 46

Pra, Bora e ndali dominimin e Bashkimit poshtë koshit duke krijuar raste përmes depërtimeve dhe pick & roll-it i cili funksionoj perfekt në ndeshjen e tretë dhe faktikisht , ishte Bora ajo e cila e aplikoj këtë lojë duke e dominuar me Pick and Pop dhe duke e nxjerr topin për gjuajtje nga jashtë për tri pikë .

Gjithashtu, Bora e përmirësoi dukshëm efikasitetin nën kosh pas kërcimit në sulm dhe pas një katastrofe në ndeshjen e tretë kur nuk realizoj asnjë pikë të vetme nga rastet e dyta (0 – second chance points) në ndeshjen e katërt realizoj 14 që është një dallim i madh

Plus, në mbrojtje Bora shtoi shumë presionin mbi plejmejkerat e Bashkimit por edhe me dyfishim me njëherë bënte presion agresiv ndaj lojtarëve shtatëlartë duke i izoluar dhe detyruar në gabime të shumta.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme