Nga momenti kur ishte në prag të rënies nga elita e basketbollit kosovar në edicionin 2020/21, për herë të parë në histori, Trepça si e parafundit i mbijetoi Play Outit kundër Istogut për t’u nisur drejt marshit më të suksesshëm në histori të klubit.
Me ardhjen e dyshes, Vullnet Sefaja (kryetar) dhe Lindrit Misini (nënkryetar) filloi epoka e renesansës së Trepçë e cila “nga thellësia e horizontit të dhjetë” e shndërroi Minatorin në WINATORI , si po e quajnë tash mitrovicasit tempullin e tyre.
Dhe pa asnjë dyshim, Minatori e meriton nofkën “WINATORI” sepse mitrovicasit në këto 5 vitet e fundit janë duke përjetuar renesancë dhe periudhën më të suksesshme në histori pasi kanë fituar 5 Kupa dhe 2 Superkupa të Kosovës, 1 Superkupë Mbarëkombëtare Shqiptare, 1 titull kampioni të Ligës Unike dhe më e rëndësishmja, 2 tituj kampioni rresht (2024, 2025).
Nga pranvera 2021 kur ishin në prag të rënies nga Superliga për herë të parë në histori e deri më 18 shkurt 2026, Trepça ka fituar rrumbullak 11 nga 20 trofetë që i ka në sirtarë duke shpërthyer në vendin e dytë të listës së skuadrave më të suksesshme të gjitha kohëve pas Prishtinës me 40 dhe para Pejës e cila një kohë të gjatë dominoi në vendin e dytë me 15 trofe.
Sikurse e tash, Trepça fitoi 2 tituj të kampionit të Kosovës rresht në këto dy edicionet e fundit (2024 dhe 2025) dhe po e synon titullin e tretë rresht të kampionit të Kosovës, sukses ky që në histori më herët e kanë bërë vetëm Peja (1994, 95 dhe 96) dhe Sigal Prishtina, në dy periudha, madje herën e parë duke dominuar për 6 edicione rresht (2006 – 2011) dhe herën e dytë, 2015,2016,2017.
ADIS BEQIRAGIQI PESË EDICIONE 13 TROFE
Kur po flasim për seritë e fituara dhe faktin se Prishtina gjashtë herë radhazi u shpall kampione nën udhëheqjen e Arben Krasniqit, trajnerit më të suksesshëm kosovar të gjitha kohëve me 15 trofe, Trepça e cila po e ndjek titullin e tretë rresht, po udhëhiqet nga maestro Adis Beqiragiqi i cili nga momenti kur shkeli në Kosovë, në shkurt 2020, duke debutuar si trajner i Pejës në finalen kundër Golden Eagle Yllit dhe menjëherë në debutim fitoi trofeun, ndërkohë mblodhi 13 trofe, duke u bërë kështu trajneri më i suksesshëm i huaj që ka shkelur ndonjëherë në vendin tonë dhe është vetëm 2 trofe larg barazimit të rekordit të Krasniqit
Kështu, Adis Beqiragiqi nga momenti kur erdhi në vendin tonë dhe me Pejën e fitoi Kupën 2020 para COVIDit, për 5 edicione fitoj 13 trofe
Pas Kupës 2020 me Pejën, Adisi kaloj te Golden Eagle Ylli ku bëri histori dhe hyri në antologji si arkitekt i suksesit më të madh ndonjëherë të basketbollit therandas duke i fituar 4 trofe (2 tituj kampioni rresht 2021, 22; Ligën Unike edicionin e parë historik dhe Superkupën Mbarëkombëtare) dhe ndërkohë kaloi te Trepça ku po ashtu po e shkruan emrin e tij me shkronja të arta, duke qenë arkitekt i suksesit më të madh në histori të klubit buzë Ibrit.
Nën drejtimin e Beqiragiqit, Trepça ka shënuar epokën më të suksesshme dhe më të trofeshme në historinë e skuadrës.
Nga ardhja e tij në fakt ishte arkitekt i periudhës më të lavdishme të basketbollit mitrovicas duke i sjell 8 trofe prej tyre 2 tituj kampioni rresht. Pra, Adisi në total me Trepçën fitoi 2 tituj kampioni dhe 3 Kupa të Kosovës rresht, 1 Ligë Unike dhe Superkupë të Kosovës rresht dhe me ato 5 trofe tjera nga Peja dhe Ylli, tash ka një total prej 13 trofeve.
Si erdhën deri në finale ?
Pas startit të dobët kur në tri xhirot e para pësoi dy herë, nga Peja në xhiron e parë dhe Bashkimi në xhjiron e tretë, Trepça e mori veten dhe fillimisht i renditi 5 fitore para se të pësonte disfatë befasuese nga Vëllaznimi, në kuadër të xhiros nëntë (7 Dhjetor 2025) dhe nga ajo ndeshje e deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit, Trepça dominoi plotësisht duke shënuar 20 fitore rresht dhe e mbylli edicionin me 25 fitore dhe vetëm 3 humbje.
Ndërkohë, në serinë gjysmëfinale të Play Offit e eliminoj Pejën me rezultat të përgjithshëm prej 3:1 dhe faktikishth sivjet në kampionat ka 28 fitore dhe vetëm 4 humbje
Nga ana tjetër, Bashkimi i cili edicionin e filloi perfekt duke dominuar absolutisht me 7/0 , në ciklin e dytë pësoi rënie të madhe dhe pati sukses 2/5. Kështu, gjysmë-stinorin vjeshtor portokallinjtë e përfunduan me 9 fitore e 5 humbje.
Pa dyshim se largimi Jan Palokajt dhe lëndimet e shumta dhe të vazhdueshme e bënë të veten por, përkundër gjitha krizave Bashkimi arriti të tejkaloi ato ditë të vështira dhe në pranverë shkëlqeu përsëri duke arritur 11 fitore e 3 humbje dhe pjesën e rregullt të kampionatit e mbylli në pozitën e dytë me 20 fitore e 8 humbje.
Ndërkohë, në gjysmëfinale të Play Offit, prizrenasit u ndeshën me befasinë më të këndshme të këtij edicioni, Borën e cila përgatiti një seri fantastike dhe dramatike e cila shkoi në pesë ndeshje ku në fund, pas një performanse maestrale të mërkurën mbrëma në Sezai Surroi, nënkampionia aktuale Bashkimi, siguroi finalen e dytë rresht kundër Trepçës.
Pas pak, vetëm për ju adhurues të basketbollit në Asistionline, një tjetër speciale :
ÇUDI!!! 32 EDICIONE VETËM FINALJA E DYTË DHE ATË RRESHT



