Kurrë në histori të basketbollit të pavarur kosovar nga edicioni 1991/92 e deri vitin e kaluar, Trepça dhe Bashkimi nuk ishin takuar në finale të Play Offit.
Finalja 2025 ishte sefte për këto dy skuadra në betejë për titull kampioni.
Trepça e mposhti Bashkimin në finalen e Play Offit 2025 me rezultat të përgjithshëm 4:2 në seri duke e ngritur titullin e dytë rresht.
Duhet theksuar se, në dy vitet e fundit Trepça dhe Bashkimi janë takuar tre herë në finale, dy herë në Kupë dhe një herë në kampionat.
Të tri këto finalet i ka fituar Trepça (3:0).
Kështu, kjo seri e cila fillon sonte do të jetë finalja e katërt rresht midis të gjelbërve dhe portokallinjve në dy vitet e fundit.
Shikuar në përgjithësi, në 32 edicionet e deritashme të basketbollit të pavarur kosovar nga viti 1991/92, Trepça dhe Bashkimi janë takuar pesë herë në finalet e të gjitha garave, katër herë në Kupë dhe një herë, vitin e kaluar në kampionat dhe të gjitha finalet deri tash i kanë fituar mitrovicasit.
Në total, rezultati në finale është 5:0 në favor të Trepçës dhe kjo sivjet, është finalja e gjashtë.
A do të vazhdoj Trepça traditën, të mposht për herë të dytë rresht Bashkimin dhe të bëjë “threepeat” duke arsyetuar nofkën e tempullit “Winatori” apo Bashkimi me Stuhinë e Portokalltë do t’ia ndal hovin dhe ndërprej këtë seri negative duke rikthyer titullin e kampionit në Sezai Surroi pas tetë viteve, kjo mbetet të shihet.
Sidoqoftë, e dimë se na pret një seri fenomenale finale dhe kënaqësi e vëtrtet basketbolli, sportit numër 1 në vendin tonë
FINALET MIDIS TREPÇËS DHE BASHKIMIT NGA PAVARËSIMI 1991/92
KUPA E KOSOVËS 2012 (Pejë) Trepça – Bashkimi 86:71
KUPA E KOSOVËS 2022 (Pejë) Trepça – Bashkimi 76:62
KUPA E KOSOVËS 2025 (Prishtinë) Trepça – Bashkimi 85:79
KUPA E KOSOVËS 2026 (Rahovec) Trepça – Bashkimi 91:72
PLAY OFF 2024/25 Trepça – Bashkimi 4:2



