Under Header

spot_img

N’PRAG TË FINALES NGA AGON FEHMIU: STATISTIKA DHE TAKTIKAT SPECIALE

ÇKA PO PËRGATISIN BEQIRAGIQI DHE JOVOVIQI ?

spot_img

Bazuar në katër ndeshjet e sivjetme mes Trepçës dhe Bashkimit në vazhdim po ju paraqesim një mesatare statistikore, analiza taktike dhe parashikim për ndeshjen e parë finale të Play Offit 2026 të Procredit Superligës midis Trepçës e Bashkimit e cila zhvillohet sot nga ora 19:30 në Minatori, Mitrovicë

Nëse e shikojmë bilancin e edicionit të sivjetmë, Trepça ka 3 fitore dhe Bashkimi 1 fitore.

Bashkimi e fitoj ndeshjen e parë (Trepça – Bashkimi 79:93) pikërisht në Minatori duke shkaktuar befasi (humbja e dytë e Trepçës në dy xhirot e para).

Bashkimi filloi edicionin perfekt në ciklin e parë (7/) mirëpo më pas u fut në krizë kurse në vazhdim, Trepça pas asaj humbje nga Bashkimi pësoi vetëm, edhe një disfatë befasuese nga Vëllaznimi dhe u rikthye me një seri të stuhishme prej 24 fitoreve dhe vetëm 1 humbje, duke përfshirë edhe serinë prej 20 fitoreve rresht nga 7 dhjetori e deri në xhiron e fundit të pjesës së rregullt.
Këtu përfshihen edhe tri fitore ndaj Bashkimit,
Bashkimi – Trepça 64:71 në kuadër të xhiros 10 (me 12 Dhjetor 2025)
Trepça – Bashkimi 90:81 në kuadër të xhiros 17 (me 25 Janar 2026)
Bashkimi – Trepça 71:89 në kuadër të xhiros 24 (me 15 Mars 2026)

Shikuar në përgjithësi, pas analizës nga këto katër ndeshje direkt midis Trepçës dhe Bashkimit mesatarja e statistikave është
Statistika Trepça Bashkimi
Pikë 82.3 77.3
Kërcime 34.0 34.8
Asiste 16.8 15.5
Topa të vjedhur 5.3 4.8
Bllokada 1.8 1.8
Topa të humbur 8.0 13.0
Faulle 19.0 22.0
Përqindja për 2 pikë 53.0% 50.3%
Përqindja për 3 pikë 34.0% 33.4%
Gjuajtjet e lira 60.0% 69.5%

Kur i analizojmë këto statistika vijmë në përfundim se faktori kryesor në dominimin e Trepçës ka qenë efikasiteti
Trepça ka qenë skuadra më efikase në sulm, në çdo aspekt, me përqindje më të mirë për dy pikë, pak më të mirë për tre pikë dhe mbi të gjitha ka humb shumë më pak topa.

Dallimi më i madh është te topat e humbur sepse Bashkimi ka 13 topa të humbur për ndeshje
kurse Trepça ka 8 topa të humbur për ndeshje. Ky është një dallim shumë i madh në Play-Off dhe sidomos pasi Trepça i kontrollon më mirë posedimet dhe zakonisht e menaxhon më qetë ritmin e lojës.

Bashkimi nga ana tjetër fiton kur loja bëhet e shpejtë dhe fitorja e vetme e Bashkimit erdhi në ndeshjen me ritmin më të lartë kur portokallinjtë shënuan 93 pikë duke qëlluar 50% për tre pikë, duke pasur 22 asistime dhe kjo ndeshje tregon shumë taktikisht sepse kur Bashkimi vrapon në kundërsulm, lëviz topin shpejt dhe realizon nga distanca, kundër Trepçës, atëherë bëhet skuadër shumë e rrezikshme sulmuese.
Mirëpo, kur loja ngadalësohet dhe luhet në gjysmëfushë zakonisht Trepça e kontrollon ndeshjen.

Gjatë këtyre përballjeve, loja e brendshme e Trepçës ka qenë më konstante dhe mitrovicasit kanë realizuar 53% të tentimeve për 2 pikë nga brendia e trapezit kurse Bashkimi 50%

Trepça ka qenë më stabile në realizimin e gjuajtjeve në brendi gjatë gjithës sezonit dhe ka pasur sulmi më të organizuar, duke kontrolluar posedimet dhe sidomos në lojë pick-and-roll,
lojën në post dhe tranzicionin sekondar.

Elementi që mund ta vendos ndeshjen e parë finale dhe të jetë befasi është trepikëshi.
Këtë po e them sepse në ndeshjen që e ka fituar Bashkimi , në fillim, kishte realizuar 50% të tentimeve për tri pikë (9/18) kurse Trepça në tri fitoret kundër prizrenasve sivjet ka realizuar mesatarisht 10 treshe ndërsa i ka penguar gjuajtjet e Bashkimit dhe e ka qit jashtë ritmit pasi që, pas ndeshjes së parë ku portokallinjtë realizuan 9 treshe, në tri përballjet tjera ju lejuan vetëm edhe 19 treshe apo në total, 7 treshe për ndeshje.
Me fjalë tjera, nëse sonte Bashkimi arrin të gjuaj mbi 38–40% për tre pikë, ndeshja do të bëhet e barabartë.

PARASHIKIM TAKTIK :Çfarë do të tentojë Trepça?

Sonte pres që Trepça ta ngadalësojë ritmin, t’i kontrollojë posedimet, të sulmojë brenda në fillim dhe të bëjë presing me mbrojtje agresive duke detyruar Bashkimin të humbj topa dhe ta dënoj me kudnërsulme të shpejta. Gjithashtu do të tentoj ta detyrojë Bashkimin të luajë në gjysmë-fushe
Pra, si gjithmonë te Adis Beqiragiqi, fokusi pritet të jetë te mbrojtja fizike, kontrolli i kërcimeve,
dhe ndalimi i tranzicionit të Bashkimit.
Gjithashtu, avantazh i madh i Trepçës është edhe qetësia e fundorëve dhe zgjedhja më e mirë e aksioneve sidomos nga katërshja e fundorëve fenomenal Hasbrook, Payne, Vining dhe Henry e cila punon perfekt për pjesën tjetër të skuadrës.
Trepça përndryshe ka nga tre lojtarë për secilën pozitë dhe kjo është një përparësi e madhe e saj

PARASHIKIM TAKTIK : Çfarë duhet të bëjë Bashkimi

Bashkimi i cili në këtë ndeshje hynë pas një serie dramatike kundër Borës, sonte duhet të luaj me ritëm më të shpejtë, sulm më të mirë në tranzicion, të ketë më shumë asistime, të ketë më pak topa të humbur dhe të zgjedh me kujdes gjuajtjet për treshe duke qenë më efikas në përqindje për tri pikë.
Kur Bashkimi e lëviz topin mirë atëherë bëhet shumë më i vështirë për t’u mbrojtur sepse e lëshon topin në brendi ku alo-qendrat dhe qendra janë të rrezikshëm me post dhe dinë ta kthejnë topin jashtë për treshe.
Sulmi duhet të ketë kujdes dhe nuk duhet të bjerë në izolime individuale të mbrojtjes së Trepçës, ku Adisi është mjeshtër i vbërtet dhe lojtarët e tij e ekzekutojnë këtë taktikë për mrekulli.

Faktori X i ndeshjes mund të jenë topat e humbur sepse Bashkimi ka mestarë prej 13 kurse Trepça 8 prandaj një diferencë prej 5 topave të humbur në play-off është shumë e madhe.
Nëse Bashkimi i ul topat e humbur nën 10 ka gjasa të luftoj për fitore por nëse Trepça arrin t’i detyrojë përsëri në 13–15 topa të humbur atëherë e fiton duelin.

Ana psikologjike
Trepça hyn me vetëbesim pas 3 fitoreve nga 4 ndeshje në kampionat plus finalja e fituar lehtësisht kurse Bashkimi hyn duke e ditur se tashmë e ka mposhtur një herë Trepçën me basketboll sulmues.
Por, në bazë të përvojës time, presioni i ndeshjes së parë finale zakonisht favorizon skuadrën më të disiplinuar në mbrojtje dhe statistikisht kjo ka qenë Trepça.

Avantazhet e Trepçës:
efikasiteti, ruajtja e topit, loja e brendshme dhe disiplina në mbrojtje.
Avantazhet e Bashkimit:
potenciali sulmues, loja e shpejtë në tranzicion, ritmi dhe trepikëshi.

Pyetja kryesore e kësaj ndeshje është: A mundet Bashkimi ta shpejtojë lojën para se Trepça ta kthejë në një betejë të kontrolluar në gjysmëfushe?

PARASHIKIMI
Personalisht pres që kjo ndeshje fizike, me ritëm më të ulët se sezoni i rregullt, me mbrojtje agresive dhe lojë më shumë në gjysmëfushe, pa shumë kundërsulme të shpejta.
Megjithatë, kjo është ajo që të gjithë e presin dhe e parashikojmë mirëpo mos të harrojmë se Adisi është ujk i vjetër i cili di të befasoj dhe të vendos strukturë krejt tjetër të lojës.
Gjasat për fitore sot janë Trepça 60% , Bashkimi 40%

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme