Rahoveci 029 duket se e ka nisur riorganizimin për sezonin e ri.
‘Vreshtarët’ kanë njoftuar para pak minutash se kanë arritur marrëveshje për vazhdim bashkëpunimi me trajnerin maqedonas Goran Samardziev.
Maqedonasi erdhi te Rahoveci në gjysmë të stinorit dhe arriti që me ‘vreshtarët’ të shpëtojnë nga rënia në Ligën e parë edhe pse kishin buxhet tejet të ulët financiar.



