Basketboll

PRISHTINA PËSON NGUSHTË NË NDESHJEN E PARË NË CHAMPIONS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë parakualifikuese për Champions League.

Ekipi kosovar është mposhtur para pak çastesh nga Legia Warsava nga Polonia me shifrat e ngushta 79-81.

E tërë rrjedha e ndeshjes ishte e ngushtë, me ekipet të cilat herë njëra e herë tjetra merrnin avantazhin, por fundi i çerekut të katërt ishte fatal për Prishtinën, pasi polakët u treguan më të koncentruar dhe e fituan ndeshjen.

Në këtë humbje të Prishtinës sot spikatën, Fahro Alihodzic me 20 pikë e Dardan Berisha me 18 pikë.

Tek Legia u dallua, Michael Finke me 16 pikë.

Ndeshja kthyese zhvillohet të premtën në Poloni.

Komentet janë të mbyllura.