Basketboll

KRYENDESHJA NË “MIZAHIR ISMA”, PËRSËRI RAHOVECI-PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro-ja hapëse e stinorit të ri në Superligën e Basketbollit Kosovar, mbyllet me kryendeshjen e javës që zhvillohet në arenën fantastike “Mizahir Isma” në Rahovec.

Përballë njëra tjetrës, të dyja ekipet që stinorin e kaluar dhuruan show me paraqitjet e tyre, Rahoveci dhe Sigal Prishtina e mbyllin xhiro-në e parë në stinorin 2019/20 në një super-ndeshje që premton të jetë spektakolare.

Prishtina e nisë stinorin e ri si kampione, që e mposhti pikërisht Rahovecin në finalen e “Play Off”-it, ndërsa të dyja ekipet kanë bërë ndryshime të konsiderueshme në rostere dhe para pak ditësh u përballën edhe në ndeshjen e Superkupës.

Ndeshja si çdoherë, transmetohet në Platformën numër një në vend, “Art Motion” dhe nisë nga ora 19:00.

AsistiOnline.com ju sjellë rezultatin, çerek për çerek nga kjo ndeshje por edhe nga të gjitha ndeshjet e elitës së basketbollit tonë.

Komentet janë të mbyllura.