Basketboll

“VRESHTARËT” DEBUTOJNË ME HUMBJE NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka nisur me humbje, aventurën debutuese në garat ndërkombëtare.

”Vreshtarët” janë mposhtur nga Cluji i Rumanisë në kuadër të FIBA Europe Cup, në ndeshjen debutuese të tyre në gara ndërkombëtare 73-98.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, që në start Cluji e nisi ndeshjen shumë mirë, duke e mbyllur çerekun e parë 14-22, përderisa edhe në çerekun e dytë vazhdoi dominimi i rumunëve që e fituan edhe çerekun e dytë(14-24) 28-46.

Në pjesën e dytë, Cluji e rriti tempon e lojës, duke treguar forcën reale dhe përvojën e madhe në garat ndërkombëtare, duke e fituar edhe çerekun e tretë, përderisa vetëm të fundit e humbi(19-33, 26-19), për ta fituar ndeshjen krejt në fund me rezultat të thellë.

Për një fitore të Rahovecit s’mjaftuan, Jure Gunjina me 18 pikë e as Chris Bradford me 13 sosh.

Tek Cluji në fitore u dalluan, Donatas Tarolis me 20 pikë e Darko Planicic me 19 pikë.

Rahoveci e nisë me humbje aventurën në arenën ndërkombëtare dhe ka pak gjasa rikthimi në ndeshjen kthyese më 9 tetor që zhvillohet në Rumani.

 

Komentet janë të mbyllura.