Basketboll

KHIMKI E BARÇA VAZHDOJNË ME FITORE, EFESI ARRIN TË PARËN SIVJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të ditës për sonte në Euroligë.

Khimki ka mposhtur tepër ngushtë Baskonian, në një ndeshje spektakolare vetëm në fund me rezultatin 79-76. Duke arritur fitoren e dytë me radhë në Euroligë.

Fitore sonte ka arritur edhe Barcelona e super-përforcuar sivjet, që mposhti skuadrën ruse, Zenit me shifrat 63-87. Duke radhitur fitoren edhe në xhiron e dytë të Euroligës.

E fitoren e parë të stinorit sivjet e ka arritur edhe nën-kampioni i Euroligës. Efesi ka mposhtur me shumë telashe dhe vetëm pas një palë vazhdimesh, ekipin e papërshtatshëm gjermanë, Alba Berlin 106-105.

 

Komentet janë të mbyllura.