Basketboll

PRIZRENI-TREPÇA, PËRBALLJA KRYESORE E DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në Basketboll vazhdon sot.

Në “Sezai Surroi” të Prizrenit, takohen Ponte Prizreni e Trepça, dy ekipe të cilat synojnë fitore në kêtë përballje.

Deri më tani, prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit dy humbje nga dy ndeshje. Andaj gara për fitore pritet të jetë tejet e madhe.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.