TREPÇA LARGON NJËRIN NGA TË HUAJT E SKUADRËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka larguar njërin prej lojtarëve të huaj që kishte në skuadër.
Bëhet fjalë për fundorin, Collin Kennedy që kishte ardhur tek mitrovicasit në fillim të stinorit, por që nuk e ka arsyetuar besimin e klubit mitrovicas dhe klubi e ka parë të arsyeshme ta shkëpusë bashkëpunimin me të.
Lajmin për shkëputjen e bashkëpunimit me lojtarin në fjalë, klubi xehtar e ka dhënë nëpërmes faqes zyrtare në Facebook.
Në ditët e ardhshme, nëse klubi arrin të forcohet financiarisht, pritet të transferojë edhe një të huaj.
Komentet janë të mbyllura.