PËRFUNDON XHIRO HAPËSE E LIGËS SË PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjet e djeshme ka përfunduar xhiro e parë në Ligën e parë seniore të meshkujve.
Një xhiro tejet interesante që dha rezultate tejet interesante.
Në ndeshjen hapëse të stinorit, Kerasan Prishtina triumfoi ndaj Vushtrrisë si mysafire 61-64.
Përderisa edhe Istogu arriti fitore si mysafirë i Boreas në Pejë me shifrat 69-65.
Fitore si mysafire e New Basketit të Prizrenit, arriti edhe As Prishtina(Ish-Don Bosko), që mposhti vendasit 51-62.
Dhe në ndeshjen e fundit, nën-kampioni i vitit të kaluar, Vëllaznimi arriti fitore ndaj Dritës në Gjilan 63-75.
Pas xhiros së parë, renditjes tabelare i prinë Istogu i pasuar nga Vëllaznimi, As Prishtina, Kerasan Prishtina, Vushtrria, New Basket, Drita, Borea dhe Prishtina e Re.
Komentet janë të mbyllura.