Basketboll

TREPÇA GJEN ZËVENDËSIMIN E KENNEDY

Prishtinë(AsistiOnline) – Menjëherë pas shkëputjes së bashkëpunimit me lojtarin Collin Kennedy, ekipi i Trepçës ka plotësuar boshllëkun e tij.

Faqja zyrtare e FBK-së, sot ka lajmëruar se klubi i Trepçës ka paraqitur për regjistrim një basketbollist të huaj.

“KB.Trepça ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Andrew Keaton Smith
nga USA.
Lojtari i lartëpermendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB.Trepça pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtareve në FBK”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Komentet janë të mbyllura.