Basketboll

MBYLLET XHIRO E GJASHTË E SUPERLIGËS, NDËRROHET KRYESUESI I TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Me dy ndeshje të ditës së dielë që u zhvilluan dje, ka përfunduar xhiro e gjashtë e Superligës së Basketbollit Kosovar.

Pa dyshim që kjo javë u përshkua me njërën ndër xhirot më interesante të stinorit, prej se filloi edicioni i ri.

Të shtunën, kampionja aktuale Sigal Prishtina arriti fitore në udhëtim tek Lipjani 70-105, duke marrë kryesimin e renditjes tabelare.

Në të njëjtën ditë, në Mitrovicë fitoren e parë të stinorit e arriti edhe Trepça që mposhti Pejën me shifrat 76-65.

Përderisa të dielën u zhvilluan dy derbit e xhiros, ku fillimisht Rahoveci në ndeshjen kryesore të javës si mysafir i Golden Eagle Yllit arriti fitore me epërsi të konsiderueshme 72-91.

Dhe xhiro u mbyllë në Prizren me derbin lokal, ku Bashkimi mposhti Ponte Prizrenin 82-73.

Pas xhiros së gjashtë, renditjes tabelare i prinë, Sigal Prishtina me 9 pikë, aq sa ka edhe Rahoveci në vendin e dytë, ndërsa me nga 9 pikë mbeten edhe Golden Eagle Ylli e Ponte Prizreni në pozitat 3/4. Bashkimi e Peja në pozitat 5/6 me nga 8 pikë. Feronikeli e Lipjani me nga 6 pikë në pozitat 7-8, si dhe e fundit Trepça me 5 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.